38 operatorë nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nënshkruar një marrëveshje për uljen e çmimeve për shërbimet e telefonisë mobile brenda dhe jashtë vendit në të dyja drejtimet.
Me këtë marrëveshje shpenzimet për konsumatorët që udhëtojnë ndërmjet BE-së dhe rajonit, pritet të reduktohen për të paktën një të tretën e çmimeve mesatare aktuale.
Kjo është një marrëveshje për të cilën u arrit pajtimi në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur dhjetorin e kaluar, në Tiranë.
Nga 1 korriku i vitit 2021 shtetasit e rajonit paguajnë për thirrje, për porosi SMS dhe për qasje në internet me të njëjtin çmim si në vendin e tyre.