KRYESORE

“Unë jetoj në vendin më të sigurt në botë nga koronavirusi!”

Për më shumë se 30 vjet, Mauro Morandi, është banori i vetëm i një ishulli përrallor në Detin Mesdhe. Nëse për shumicën nga ne, situata e qëndrimit në shtëpi është stresuese, për 81-vjeçarin kjo është jeta e tij normale.

Morandi, një ish-mësues, mbërriti rastësisht në ishullin Budelli, në brigjet e Sardenjës, ndërsa u përpoq të lundronte nga Italia në Polinezia, 31 vjet më parë.

Ai ra në dashuri me ujërat e kristalta të ishullit, rërën e pastër, perëndimin magjepsës të diellit dhe vendosi të qëndrojë. Menjëherë pasi zbarkoi më 1989, zbuloi që kujdestari i ishullit po dilte në pension. Varka e shkatërruar e Morandit ishte pasqyrim i gjendjes së tij fizike, mendore dhe emocionale në atë kohë. Kështu që vendosi të ndryshojë jetën dhe të pranojë postin e punës. Ishulli Budelli, një copë e vogël toke mes Sardenjës dhe Korsikës, është një nga më të bukurit e 7 ishujve që formojnë Parkun Kombëtar të Arkipelagut Madalena. Vetëm pak turistë shkojnë e vijnë në zona të caktuara të ishullit Budelli, kështu që në pjesën më të madhe të vitit, Morandi jeton vetëm.

Në botën e tij të vetmuar, ai thotë se jeton në “vendin më të sigurt në Tokë”, teksa bota është e përfshirë nga pandemia e koronavirusit, i cili ka izoluar miliona njerëz brenda shtëpive të tyre. Për këtë, Morandi ka edhe disa këshilla se si të përballohet izolimi.

“Jam mirë dhe nuk kam aspak frikë”, u shpreh ai për CNN Travel, përmes telefonit celular, i cili është lidhja e tij me botën e jashtme. “Ndihem i sigurt këtu. Ky ishull ofron mbrojtje totale. Nuk ka asnjë rrezik. Këtu nuk vjen askush, nuk sheh asnjë varkë të vetme duke lundruar”.

Si shumë prej nesh, shqetësimi kryesor i Morandi është për familjen e tij, e cila jeton në Modena, në veri të Italisë, një nga zonat më të goditura nga koronavirusi. “Ata po përballen me një periudhë mjaft të vështirë”, thotë ai.

Që prej shpërthimit të koronavirusit në Itali, pak gjëra kanë ndryshuar për Morandin edhe pse jeta e pjesës më të madhe të botës nuk është më e njëjtë. Atij vetëm i duhet të presë pak më shumë për ushqimet që i sjellin njerëzit nga kontinenti për shkak të kufizimeve të ashpra të vendosura nga qeveria.

I vetëm në ishull, Morandi e kalon ditën duke admiruar detin, duke thithur ajrin e pastër, duke mbledhur dru, duke gatuar dhe duke… postuar në Instagram! “Unë e kaloj kohën duke bërë foto më breg të detit, kafshëve të egra dhe peizazhit dhe më pas i postoi ato në Instagram”, thotë. “Unë kam shumë ndjekës”, shprehet Morandi.

81-vjeçari ka edhe disa këshilla për të gjithë ata që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në këto ditë të vështira të pandemisë. Ai thotë se disa javë të izoluar në shtëpi, nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Përkundrazi, Morandi thekson se këtë kohë mund ta shohin si një mundësi për të njohur më shumë vetveten.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago