KRYESORE

Urdhëri i ri/ Putin pranon humbjet tragjike të forcave ruse në Ukrainë

Edhe pse disa ishin të frikësuar se presidenti rus do të shpallte një mobilizim të plotë të ushtrisë në fjalimin e tij të Ditës së Fitores, kjo nuk ndodhi, shkruan skynews.

As madje nuk shpalli as fitoren e trupave rusë, siç e kishin parashikuar disa. Megjithatë, presidenti tha se do të ofronte mbështetje për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë – një pohim i humbjeve të forcave ruse.

Putin mbajti një minutë heshtje për ushtarët e rënë duke thënë se “operacioni ushtarak special” i Rusisë në Ukrainë, ishte një masë e nevojshme.

Ai tha se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.

Parada e Ditës së Fitores nisi me një minutë heshtje. Putin ka thënë më pas se humbjet ndaj forcave ushtarake të Rusisë janë “një tragjedi për të gjithë ne”, por “një humbje e pazëvendësueshme për familjet e tyre”.

Ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se sot ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje vendimtare” për “fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.

Sipas The Guardian, gjatë fjalimit të tij, Putin bëri një deklaratë të fortë kur tha se Rusia “ishte një komb i bashkuar multietnik”:

“Sup më sup, ushtarë dhe oficerë po qëndrojnë këtu nga shumë rajone të atdheut tonë të madh, përfshirë ata që mbërritën këtu direkt nga Donbasi, direkt nga zona e luftës.

Kujtojmë se si armiku i Rusisë u përpoq të përdorte kundër nesh bandat e terrorizmit ndërkombëtar. U përpoqën të mbjellin armiqësi ndërkombëtare dhe fetare për të na thyer, për të na dobësuar nga brenda, por dështuan.

Sot luftëtarët tanë të etnive të ndryshme po luftojnë së bashku në betejë. Ata mbrojnë njëri-tjetrin nga plumbat, copëzat dhe prerjet, vërtet si vëllezër, dhe kjo është forca e Rusisë. Forca e pamposhtur e kombit tonë multietnik”, mesohet te kete deklaruar Putin.

Putini bën deklaratën e rrallë ku pranon humbjet e forcave ushtarake

Fjalimi i Vladimir Putin për Ditën e Fitores ishte disi i pazakontë.

Edhe pse disa kishin frikë se presidenti rus do të shpallte një mobilizim të plotë të trupave të tij në Ukrainë, nuk kishte asnjë deklaratë për këtë.

Ai gjithashtu iu referua humbjeve ushtarake ruse, duke mbajtur një minutë heshtje për ushtarët e rënë.

Presidenti tha se do të kishte mbështetje për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë – një pranim i rrallë nga ai për humbjet e forcave të Rusisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago