Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama dhe Péter Szijjártó, ministrin e Punëve të Jashme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të gjashtë.
Ajo gjithashtu vlerësoi angazhimin e shteve anëtare të BE-së në këtë proces.
Komisionerja Kos: Ky vendim i sotëm është një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e BE që zgjerimi është prioritet për BE dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera. Në kontekstin ndërkombëtar hapja e negociatave për grup kapitullin VI ka një rëndësi gjeostrategjike dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm. Duke hapur kapitujt për këtë temë, ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema forcojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në BE.
Sa i përket veprimit tonë të jashtëm ne jemi për të mbrojtur interesin tonë dhe duke promovuar të gjitha vlerat e përbashkëta me vendosmëri të lartë. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort në këto negociata. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashki një të ardhme të përbashkët. Urime Shqipëri.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…