KRYESORE

“Uroj që kreu i ri i SPAK të mos jetë i kapur”, Berisha: Nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

“Uroj që kreu i ri i SPAK të mos jetë i kapur”. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pas paraqitjes së tij të përjavshme në këtë institucion dhe në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, që pritet më 11 dhjetor.

“Më the se janë katër kandidatë. Nuk kam asnjë lidhje, nuk kam asnjë dijeni për asnjërin prej atyre që do zgjidhet. Uroj të jetë i pahapur nga krimi, siç ishte Altin Troplini. Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin. Unë jam njeri i ligjit. Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji’.

Duke ripërsëritur akuzat ndaj kreut aktual të SPAK Altin Dumani, ai akuzoi edhe ish kryeprokurorin Arben Kraja si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit.

“Nuk kam anatemuar asnjë njeri, kam paraqitur dokumente publikut për veprimtarinë kriminale, qoftë të Arben Krajës, qoftë të Altin Troplinit. Nuk është anatemim. Më thuaj cila nga këto që kam deklaruar për Altin Troplinin nuk është e vërtetë? Unë kam paraqitur para publikut të vërtetat për këtë. Kraja nuk duhet të jetë në detyrë se është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Është e faktuar kjo. Ai e mohon këtë. Por po ta lexosh atë që ka shkruar, nuk ka qenë ndonjëherë në parti, ka qenë deputet, ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës. Por unë nuk e marr këtë akt. Por ai nuk ka pse mashtron. Por ai i përket serisë së Sigurimit të Shtetit. Plus, që ka probleme të tjera të mëdha, por është një kapitull më i veçantë”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se ka paraqitur dokumente publike, të cilat pretendon se vërtetojnë lidhje të paligjshme të disa zyrtarëve të drejtësisë. Ai këmbënguli se nuk po sulmon drejtësinë, por “krimin brenda sistemit”, duke shtuar se “vërteta mund të vonojë, por nuk harron”.

Sipas tij, dokumentet e publikuara, të cilat ai i përmend me “vulë apostile”, tregojnë probleme të rënda në veprimtarinë e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve. Berisha përmendi çështjen e dosjes “Toyota Yaris”, duke pretenduar se hetimet, sipas tij, janë përdorur për të shtyrë afatet ose për të mbrojtur individë të caktuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago