Ndodhi edhe kjo në luftë! Një incident i përgjakshëm me armë zjarri është regjistruar mes rusëve për shkak të alkoolit në Ukrainë.
Tre ushtarët e Vladimir Putinit u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga agjentët e shërbimeve të sigurisë FSB, raporton The Telegraph.
Rreshteri Igor Shudin, 31 vjeç, qëlloi dhe vrau dy oficerë të FSB-së në Kherson pasi u kap duke pirë alkool ndërsa ishte me uniformë, ka zbuluar një hetim në Moskë.
Nga të shtënat në një restorant në Kherson mbeti i vrarë edhe shoku i tij rreshter që po pinte me të, 28-vjeçari Sergei.
Gjithçka nisi kur katër agjentë të FSB-së hynë në lokalin ku ushtarët po hanin drekë dhe i kapën… duke konsumuar pije alkoolike gjatë detyrës.
Më pas nisi debati mes agjentëve dhe dy ushtarëve. Menjëherë pas kësaj, situata u agravua deri në të shtëna.
Rreshteri 31-vjeçar ka hapur zjarr ndaj spiunëve me pushkën e tij AK-74. Dy nga oficerët e FSB-së u vranë si dhe rreshteri 28-vjeçar, ndërsa agjenti i tretë dhe 31-vjeçari që nisën të qëllonin u dërguan në spital. Agjenti i katërt i FSB-së u largua nga vendi i ngjarjes.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…