Kryeministri Rama pati një dëgjesë me ata zëra që kërkojnë rikthimin e basteve sportive. Ai i qëndroi vendimit për mbylljen e tyre, ndodhur kjo në 2018-ën, si dhe premtoi mos’hapje, të paktën ashtu siç ishin, nëpër lokale, por ndoshta një lejim online.
“Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri që luajnë për të hedhur në erë kursimet, nuk do të ketë.
Nëse ne do bëjmë këtë, vetën nëse këto të ardhura që ne i llogarisim që të jenë shumëfish më shumë se nga sa ne kontribuojmë çdo vit të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por në mënyrë shumë të qartë dhe dedikuar, pjesën e luanit do e marrë sportin”, argumentoi i pari i qeverisjes.
Ata që kërkuan hapjen në dëgjesë ishin deputeti Fidel Ylli dhe kreu i FSHF-së Armando Duka, duke argumentuar se me të ardhurat e tyre ndihmohet sporti.
Por një zë kritik ndaj rihapjes së basteve sportive, Erion Braçe, ka qenë tejet i ashpër në reagim: “Të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin, flasin ne emër të sportit dhe përdorin sportin për bastet e tyre!”, shkruan Braçe në Tëitter.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…