Disa persona të veshur si ushtarë kanë qëlluar me armë zjarri në një plazh të Kankunit, në Meksikë, shumë pranë një resorti luksoz pushimesh.
5 burra mbërritën në plazh me motorë uji dhe nisën të qëllonin në ajër, duke tmerruar pushuesit.
Sipas autoriteteve meksikane të rendit, pasi personat që po shijonin plazhin u larguan në panik, personat e armatosur ndërruan veshjet dhe u larguan.
Deri tani, nuk ka raportime për persona të plagosur nga kjo ngjarje që ndodhi në resortin që e konsideron veten “100% familjar” dhe ku një dhomë kushton 380 dollarë për një natë.