Ushtria e Izraelit publikon një video: Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Shqipërinë

Faqja zyrtare e ushtrisë së Izraelit ka publikuar një video në Facebook përmes së cilës sado pak janë munduar të tregojnë se pse ndihma e tyre pas tërmetit në Shqipëri ka vlerë të dyfishtë.

https://www.facebook.com/125249070831305/posts/2810702058952646?vh=e&sfns=mo

Përmes një video-teksti ata shkruajnë që Shqipëria ishte një nga vendet e pakta të cilët kishin ndihmuar popullin hebre gjatë holokausit.

“Të jesh në gjendje të dërgosh një delegacion ndihme për të ndihmuar popullin e Shqipërisë pas një tërmeti, ka një kuptim shumë më të madh për popullin e Izraelit, sesa mund të mendohet fillimisht” shkruan mes tjerash.