Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Farkë, në banesën e Sefet Poçit.
Banesa e të moshuarit u dëmtua nga tërmeti , ndërsa është akomoduar në një banesë të re së bashku me familjen e tij.
Vizita e kryeministrit është shoqëruar edhe me batuta me të moshuarin.
Batutat:
Edi Rama: Më kanë parë njerëzit në televizor tek kutia e sherrit. Hape atë, sherr me lloj lloj xhakajdurësh aty, që të ikën mendja. Dhe thonë hijerëndë, gogol, doli gogoli. Nuk jam aq i keq sa dukem në televizor, nuk jam aq i mirë sa dukem këtu.
I moshuari: E di, e di. Sa i mirë je aq i keq bëhesh. Shiko këtu, si e dallove bregun e Lanës për pak kohë edhe kryetar bashkie ke qenë. E dallove bregun e Lanës. Nuk ma merrte mendja.
Edi Rama: Për këtë jam, për atë që s’të pret mendja. Ta merrte mendja se do më shihje mua lakuriq? Jo. Më pe. Kështu është kjo punë tani me të mirat dhe me të këqijat. Qenke i madh fare.
I moshuari: Ku jam i madh unë..
Edi Rama: Qenke i madh, do vi një ditë të bëjmë muhabet bashkë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…