Forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Blahodatne në rajonin e Donetskut, në lindje të vendit, njoftoi në Telegram këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko .
“Fshati Blagodatnoye në rajonin e Donetskut është çliruar! Sipas Brigadës së 68-të të Veçantë Oleksa Dovbush, një flamur ukrainas tani valëvitet mbi fshat,” shkroi Gerashenko. “Ushtarët bënë të ditur se gjatë operacionit arritën të kapin ushtarë rusë. Ne presim raportet zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm”, shtoi ai.
Sipas pamjeve të cilat po shpërndahen me të madhe në rrjet, ushtarët ukrainas janë parë duke ngritur flamurin ukrainas në një objekt.
The village of Blahodatne in the #Donetsk region came under the control of the Armed Forces of #Ukraine.
There are also reports on successes of the Armed Forces of Ukraine in the following villages: Lobkove, Levadnoe and Neskuchnoe. pic.twitter.com/6476bMI5Wq
— NEXTA (@nexta_tv) June 11, 2023