Ushtria izraelite ka kaluar në gatishmëri të plotë, nga frika e një sulmi të Iranit, si kundërpërgjigje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hanyeh në mesin e javës së kaluar.
Media të ndryshme raportojnë se Rusia ka dërguar shumë armë në Iran në përgatitje për një luftë kundër Izraelit, teksa të gjitha vendet perëndimore kanë kërkuar nga shtetasit e tyre që të largohen.
Ndërkohë Izraeli po konsideron nisjen e një sulmi parandalues për të penguar Iranin nëse do të vihej në dijeni për prova të pakundërshtueshme se Teherani po përgatitet të nisë një ofensivë. Më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu thirri shefat e sigurisë për një takim, lidhur me zhvillimet e fundit.
Edhe aleatët e Izraelit mendojë se Irani së bashku me Hezbollahun mund të sulmojnë të hënën. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken e deklaroi këtë gjë në takimin e G7, teksa SHBA ka afruar disa luftanije në rajon nëse situata përshkallëzohet.