Pas një kalvari prej më shumë se 15 muajsh, Himara më në fund ka dhe kryetarin e saj të ri të bashkisë.
Me një diferencë prej më shumë se 1470 votash, kandidati i mbështetur nga mazhoranca dhe ish-prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë në qytetin e vogël bregdetar.
Tavo, pas numërimit dhe të kutisë së fundit arriti të mbledhë 5022 vota, kundrejt 3545 që mori rivali i tij i koalicionit Bashkë Fitojmë, Petro Gjikuria.
Numërimi i votave u zhvillua pa ndërprerje për më shumë se 6 orë dhe nuk u raportuan incidente.
Në të njëjtën mënyrë u zhvillua dhe procesi i votimit në të gjithë bashkinë e Himarës, ku problematikë e vetme ishte moslejimi i votimit i personave me karta identiteti të skaduara.
Ndërkohë, gjatë së dielës, përfaqësues të opozitës denoncuan angazhimin e administratës shtetërore në këto zgjedhje, si dhe regjistrimin e më shumë se 300 votuesve të rinj në gjendjen civile.
Himara mbeti pa kryetar bashkie pas dënimit me 2 vite burg të të zgjedhurit Fredi Beleri për blerje votash, i cili nuk e preku asnjëherë këtë mandat dhe arrestimit të paraardhësit të tij në detyrë Jorgo Goro. Ndërkohë, që bashkia u drejtua gjatë kësaj kohë nga dy nën/kryetarët.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…