Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë publikuar një foto të një grupi zyrtarësh të lartë të Hamasit që pretendon se i kanë vrarë në operacionin e saj ushtarak në Gaza.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotoja tregon 11 burra nga Brigada e Gazës Veriore – njësia e dytë më e madhe në Hamas, sipas IDF, të ulur rreth një tavoline, pesë prej të cilëve janë rrethuar me të kuqe dhe etiketuar si “të eliminuar”.Burrat që dyshohet se janë vrarë janë:
Abu Rakba, kreu i Divizionit Ajror
Rafat Salman, komandant i Batalionit të Ndihmës
Ahmed Al-Gandour, komandant i Brigadës Veriore
Wael Rajab, zëvendës komandant i Brigadës Veriore
Ibrahim Al-Biari, komandant i Batalionit Qendror Jabaliya
Në një deklaratë, IDF tha se luftëtarët u vranë në një sulm në një tunel të Hamasit, ku ata ishin “të fshehur nën shtëpitë e civilëve dhe afër spitalit indonezian”.
Sipas IDF, Al-Ghandour ishte “kreu i formacionit ushtarak dhe përgjegjës për vëzhgimet në veri të Rripit të Gazës”.
Brigada u godit rëndë në sulm, sipas IDF, dhe funksionimi i saj është komprometuar ndjeshëm për shkak të dëmtimit të qendrës së saj komanduese dhe infrastrukturës në tunelet poshtë Gazës.
IDF gjithashtu pretendon se ka vrarë katër komandantë batalioni në Brigadën e Gazës, të cilët nuk janë fotografuar, duke shkatërruar selinë e batalionit dhe infrastrukturën e saj, si dhe duke marrë kontrollin e bastioneve qendrore të Gazës.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…