POLITIKE

Ku ishte FSK-ja gjatë sulmit terrorist në Banjskë? Maqedonci rrëfen prapaskenat dhe skenarët e këtij sulmi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se FSK-ja ka qenë në gjendje gatishmërie për të ofruar mbështetjen për mbrojtjen e territorit të Kosovës, në rast se një gjë e tillë do të kishte konsideruar të nevojshme KFOR-i, gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit.

“Ne kemi ofruar mbështetje për KFOR-in, në rast se nuk mund të bëjmë menaxhimin apo në rast se KFOR-i kërkon nga ne mbështetje për menaxhimin e situatës, fatmirësisht edhe tashmë herët Policia e Kosovës ka arritur të mposhtë këtë grup paramilitar dhe nuk është kërkuar nga Forca e Sigurisë Kosovës të zbarkojë në atë pjesë për të zhvilluar operacion, mirëpo në rast se KFOR-i, në rast se NATO do të kishte vlerësuar që për kryerjen e mandatit të tyre do të nevojitej FSK-ja, ne duke pasë parasysh që në aspektin kushtetues dhe ligjor jemi të obliguar të mbrojmë territorin e vendit tonë, ishim të gatshëm që të ofrojmë këtë mbështetje. Të gjitha shtabet e FSK-së, normalisht kanë realizuar analizë, kemi ngritur në gatishmëri njësitë përkatëse, të cilat i ngrisim në çdo rast, kur kemi kërcënim apo rrezik dhe kemi qenë të gatshëm të mbështesim KFOR-in në zbatimin e detyrës parësore të tij për të krijuar ambient të sigurt”, tha Maqedonci.

Ai tregon se ditën e sulmit, kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me KFOR-in, për t’i kemi sinkronizuar dhe koordinuar të gjitha aspektet e bashkëpunimit.

“Vlerësoj që Forca e Sigurisë së Kosovës ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë që kemi një zotim të vitit 2013 në lidhje me mospërfshirjen e FSK-së në veri pa koordinim me KFOR-in. Unë si ministër i Mbrojtjes, bashkë me Komandantin e FSK-së, që nga mëngjesi kemi qenë jo vetëm në kontakt me Qeverinë, jo vetëm në kontakt me kryeministrin dhe ministrat përkatës, mirëpo kemi pasë në vazhdimësi kontakt me komandantin e KFOR-it dhe selinë e NATO-s, ku i kemi sinkronizuar dhe koordinuar të gjitha aspektet e bashkëpunimit”, tregoi Maqedonci.

Ai thotë se indikacionet janë të qarta për synimin e sulmit terrorist, për të okupuar pjesë të caktuara të territorit në veri të vendit.

“Sulmi në Banjskë, unë e vlerësoj që ka qenë një agresion i një grupi të armatosur, të mbështetur nga strukturat shtetërore të Serbisë. Kjo del edhe për shumë arsye që kanë dalur nga faktet që janë gjetur në vendngjarje, që lidhet me sistemet e armatimit që janë përdorur nga ky grup, hartat edhe elemente tjera që me të vërtetë japin indikacione të qarta për një synim, për të okupuar pjesë të caktuara të territorit në veri të vendit dhe me elemente terroriste, për shkak që sulmi në vetvete si taktikë ka qenë terroriste, duke sulmuar policinë me mjete edhe elemente të ndryshëm ushtarakë. Ky grup ka qenë i përgatitur, i trajnuar edhe ka planifikuar një agresion, duke qenë të uniformuar. Kam vlerësuar që mund ta legjitimojnë këtë agresion dhe duke zhvilluar aktivitete terroriste, kanë tentuar të frikësojnë institucionet tona, por edhe qytetarët e vendit në veri, me qëllim që të krijojnë efektin strategjik”, tha Maqedonci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

35 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago