LAJME

Ushtroi dhunë ndaj gruas para disa muajsh dhe iku për në Zvicër, mërgimtari arrestohet posa mbërrin në aeroport

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një ndër këto raste kishte ndodhur në muajin dhjetor, të vitit të kaluar, ku ishte përfshirë një mërgimtar nga Zvicra, i cili ishte denoncuar për dhunë nga bashkëshortja.

I dyshuari, i cili është nga komuna e Gjilanit, ishte shpallur në kërkim policor dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër për arrestim dhe ndalim, pasi ishte larguar nga Kosova posa kishte ndodhur rasti dhe kishte marrë rrugën për në Zvicër.

Disa muaj pas denoncimit, ai vendosi të vijë në Kosovë, me ç’rast u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi rezultoi se është në listën e personave të kërkuar.

Pasi iu vunë prangat, i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Ndryshe, viktima 40-vjeçarja e kishte raportuar të dyshuarin në fillim të muajit dhjetor, ku kishte kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të frikës që ia kishte shkaktuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago