Mbërritja e anijes luftarake amerikane “USS Mount Whitney” në Porto Romano shënon një moment historik, duke qenë ndalesa e parë e një anijeje të tillë amerikane në këtë port.
Ky zhvillim konsiderohet si një fazë e re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe një hap i rëndësishëm në partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Njoftimi nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson rëndësinë e këtij bashkëpunimi të fortë mes dy vendeve.
“Mirë se vjen në Shqipëri, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona.”, shkruan ambasada amerikane në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…