Vajza me sindromën Down, e punësuar te një stomatolog në Ferizaj, jep pagën e saj për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ela, asistentja e stomatologut ferizajas me sindromën Down, dhuroi pagën e saj për të prekurit nga tërmeti.
Stomatologu nga Ferizaj, Burim Buzhala, ka punësuar Eloidën, një vajzë me sindromën Down. Iniciativa e tij është ndjekur dhe nga qytete të tjera në Kosovë dhe rajon.
Buzhala tregon se si kishte kontaktuar fillimisht me prindërit e Elës për idenë e tij, gjë që thotë t’u ketë pëlqyer atyre dhe psikologut të saj.
Ndërkaq, ky shembull ishte ndjekur edhe në rajon.
“Efekti qe shumë i mirë. Pas një jave më kanë telefonuar këshilltarë të kryeministrit të Maqedonisë që kishin punësuar një në Bibliotekën e Kryeministrisë, pastaj disa kafene radhazi në Prishtinë, dy farmaci në Prizren”, shprehet doktori për mediat.
Eloida ka dëshmuar se ka shpirt human. Pas tërmetit në Shqipëri, ajo i ka propozuar doktorit që të japë gjysmën e pagës për familjet e të prekurve.
“Ela ishte shumë e mërzitur dhe tha dua ta dhuroj gjysmën e pagës mujore që merr tek ne. Unë i thashë nëse ti jep gjysmën, unë jap 10 paga për ty. Ndërsa, më tha, çka nëse unë e jam pagën e plotë? Unë i thash se do t’i jap 20 paga, dhe kështu edhe mbeti”, shprehet stomatologu Buzhala.
Ndërsa vetë Ela tha: “Unë kam pasur dëshirë të jap pagën time për Shqipërinë”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…