Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Shpetim Bobaj” në Prishtinë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.
Sinjali mëson se 49-vjeçari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija 18-vjeçare e ka sulmuar fizikisht, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.
Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor në spital, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të prokurorit, 18-vjeçares i është caktuar masa e ndalimit policor dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…