FOTO&VIDEO

Vaksina për Covid-19, shkencëtarët kalojnë në fazën e dytë pas testeve klinike

Kina nisi fazën e dytë të testeve klinike për një vaksinë kundër koronavirusit të ri. Shkencëtarët bënë injektimin e saj në 500 vullnetarë të ndryshëm. Mes tyre ishte dhe 84-vjeçari, Xiong Zhengxing, banor në Wuhan, ku nisi dhe përhapja masive e Covid-19.

“Tani të gjithë po luftojnë për parandalimin e sëmundjes. Dëshiroj dhe unë të jap kontributin tim që të gjej paqe në mendjen time”, shprehet Xiong.

Testimi është kryer nga studiuesit në Akademinë Ushtarake Kineze të Mjekësisë Shkencore, një organ që mori aprovimin për zhvillimin e vaksinës nga qeveria e Pekinit në muajin mars.

Sipas kreut të ekipit kërkues, Chen Wei, faza e dytë e testimeve eliminoi dhe limitin në moshë, duke lejuar pjesëmarrjen e vullnetarëve mbi 60 vjeçë. Ndërkohë, Kina ka aprovuar testimin e dy vaksinave të tjera eksperimentale tek njerëzit, teksa i druhet dhe një vale të dytë infeksionesh nga Covid-19.

Autoritetet në Pekin kërkojnë që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje konkrete kundër pandemisë, në mënyrë qëvtë shpëtohen mijëra jetë.

“Ajo që ne bëjmë tek një vaksinë joaktive është ruajtja e të gjithë pamjes së virusit, dhe pastaj i heqim acidin e tij nukleik, në mënyrë që të mos jetë më infektues. Sapo vaksina të hyjë në trup, sistemi imunitar do ta gjejë dhe do të mobilizojë antitrupat për të shkatërruar virusin”, u shpreh Yin Weidong nga kompania Sinovac

Vaksinat joaktive përdorin mikroorganizma patogjene për të gjeneruar një përgjigje imune. Vaksinat e tilla kanë avantazhet e një procesi prodhimi të pjekur dhe standardeve të kontrollueshme të cilësisë dhe mund të përdoren në shkallë të gjerë. Siguria dhe efektiviteti i tyre mund të gjykohen sipas standardeve të pranuara ndërkombëtarisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago