Pas Donald Trump, nënpresidenti J.D. Vance sulmoi Volodymyr Zelensky, duke e paralajmëruar atë se nëse ai e kritikon publikisht presidentin amerikan, kjo do t’i kthehet mbrapsht.
Duke folur për Daily Mail pas deklaratës së Zelensky se Trump po jetonte në një “flluskë dezinformimi”, Vance tha se “ideja që Zelensky do të ndryshojë mendjen e presidentit duke e njollosur atë në mediat publike është një mënyrë e tmerrshme”.
Vance pohoi se presidenti ukrainas po merr “këshilla të këqija” se si të sillet me administratën e re amerikane dhe për tre vitet e fundit “i është thënë se është i pagabueshëm”.
“Natyrisht ne e duam popullin ukrainas. Ne e admirojmë trimërinë e ushtarëve, por padyshim besojmë se kjo luftë duhet të përfundojë shpejt”, shtoi ai.
“Kjo është politika e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Nuk bazohet në dezinformatat ruse. Është e bazuar në faktin se Donald Trump, mendoj se di shumë për gjeopolitikën dhe ka një pikëpamje shumë të fortë dhe ka pasur një pikëpamje të fortë për një kohë të gjatë”, tha J.D. Vance.
Trump për Zelensky: Diktator pa zgjedhje
Më herët, Donald Trump, në një postim në Truth Social, iu referua sërish ndihmës që SHBA i ka dhënë Kievit dhe qëndrimit të Zelenskit ndaj SHBA-së.
Trump madje kritikoi ashpër presidentin ukrainas, duke e përshkruar atë si një “komedian mediokër” dhe duke e cilësuar atë “diktator pa zgjedhje”.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…