LAJME

Varka e rrallë që nxori Vjosa në breg, historiani: Mund të jetë përdorur në Luftën e Parë Botërore

Varka e vjeter që u gjet në brigjet e lumit Vjosë, pranë fshatit Kashisht të Fierit nuk i përket Mesjetës. Historiani Bashkim Vrekaj, ka kundërshtuar hipotezen e hedhur një ditë më parë nga studiuesi Ilirjan Gjika. Historiani Vrekaj u shpreh këtë të martë se për nga ndërtimi, ajo mund t’i përkasë shekullit XX-të.

“Sa i përket gjetjes në fjalë nuk mund të japim një opinion të qartë nëse është mesjetare apo më e vonë, por nga mënyra e ndërtimit besoj se është një varkë e 100 vjecare që lidhet me luftën e parë botëtore. Gjatë kësaj lufte, Vjosa shërbente si kufi mes austriakeve dhe italianeve” thotë historiani Bashkim Vrekaj

Ndërsa një ditë më parë, studiuesi Ilirjan Gjika në një bisede telefonike tha se lumi Vjosë është i njohur për lundrimin e brendshëm. Varkat janë përdorur për transport mallrash edhe njerëzish, qoftë edhe për të lidhur Fierin me Labërinë, në mungesë të urave.

Varka e vjetër nuk përjashtohet mundësia t’i përkasë Mesjetës, nga antikiteti te periudha Moderne, pasi lundrimi në Vjosë është i kahershëm, qoftë në mënyrë gjatësore ashtu edhe tërthore”, u shpreh Gjika.

Skeleti i varkës doli në sipërfaqe si rezultat i rënies së nivelit të lumit Vjosë, në pjesën e fundme të fshatit Kashisht të Fierit. Ajo është zbuluar nga barinjtë e zonës prej pak ditësh dhe ende gjendet në Kashishtë në pritje të specialistëve, që do duhet të specifikojnë periudhën dhe përdorimin e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago