Vasali i Erdoganit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së sotme që u mbajt në Prishtinë, kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe. Ai ka thënë se është krenar që ka vënë gurthemelin e kësaj xhamie,
Thaçi, gjithashtu ka thënë se ndjehet mirë që së bashku me ish presidentën Jahjaga dhe me kreun e komunitetit të besimtarëve mysliman e kanë vënë gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë.
Presidenti, ka shtuar se askush nuk ka arsye të ndjehet i fyer në Kosovë, siç e quan ai shtet modern.
Postimi i plotë i Thaçit:
Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë.
Kosova është shembulli më i mirë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, shekuj me radhë.
Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern.
Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.