Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se është duke vazhduar aksionin lidhur me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në Brezovicë – Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”.
“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së mërkurë janë sekuestruar edhe mbi 50 objekte tjera në Brezovicë, në mesin e tyre edhe një hotel.
Këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Pakun Kombëtar “Sharri”.
Ndryshe, Prokuroria e Shtetit ka filluar sekuestrimin e rreth 100 objekteve në rastin “Brezovica”.
Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku.
“Sot jemi në Brezovicë për një operacion të sekuestrimit”, deklaroi shkurt Maloku për AP.
Edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brevozicës.
Prokuroria ka vlerësuar se objektet janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës.
Më 21 shtator, prokuroria Themelore në Ferizaj, ka dalë me komunikatë për shtatë personat të cilët u arrestuan në aksionin “Brezovica 6”, të njëjtit nga prokuroria është thënë dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” si dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Aksioni “Brezovica”, filloi më 21 dhjetor 2021 dhe është i udhëhequr nga prokurori Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, të cilët kanë zhvilluar këtë aksion në Komunën e Shtërpcës.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…