Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se Moska ishte e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë, por ende nuk ka marrë ndonjë propozim serioz për të negociuar.
Sergey Lavrov deklaroi se Rusia nuk do të refuzojë një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Joe Biden në samitin e ardhshëm të Grupit të 20 në Indonezi dhe do ta shqyrtojë propozimin nëse merr një të tillë.
“Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk i refuzojmë takimet. Nëse ka një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë”, tha Lavrov, raporton reuters.
Gjersa i pari i shtetit amerikan tërthorazi i është përgjigjur kryediplomatit rus duke publikuar një fotografi interesante në Twitter.
“Shoqëruesi më i mirë i takimeve”, ka shkruar Biden teksa shihet i shoqëruar me një qen në Zyrën Ovale në Uashington.
Ndryshe, Biden muaj më parë kishte deklaruar se Putin është kriminel lufte dhe se kurrë më nuk do ta takonte.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…