Vlera e punëtorit asnjëherë nuk është vlerësuar si duhet në vendin tonë.
Shumica e punëtorëve kanë marrë paga jo të mira, duke mos ju vlerësuar puna e tyre e vështirë që bëjnë.
Përveç pagës jo të mirë, punëtorët janë paguar me “para në duar”, duke bërë që pronarët e bizneseve të ikin nga pagesa e kontributeve pensionale për punëtorë.
Ka pasur raste kur punëtorët nuk kanë marrë fare para, por nga pronarët janë kompenzuar me material, apo edhe ju kanë mbetur borxh atyre.
Një rast për të cilin kanë raportuar edhe mediat, një punëtor ka pranuar pagën e tij në vlerë të 216€, mirëpo 100 nga to kanë qenë monedha më të vogla, apo siç njihen si “para të hekurit”.
Ndryshe, sipas shumë vlerësimeve, kanë qenë këto raste, që kanë shtyer shumë nga ta që të marrin rrugën e Evropës.