Haxhi Shala, babai i 4-vjeçares e cila dyshohet se vdiq për shkak të rrahjes nga disa familjarë të saj, ka folur në lidhur me rastin tragjik që tronditi Kosovën.
Babai i 4-vjeçares tha se ditën kur ka ndodhur sulmi ndaj vajzës së tij ka qenë duke mbledhur kanaçe dhe i njëjti kur në mbrëmje kur e kishte takuar vajzën e kishte vënë re se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Unë kam qenë duke mbledhë kanaçe, jam ardhë në shtëpi ka qenë ora rreth 23:00, ditën ka shku shoqja në spital. E ka pas çikën te doktori, i ka thanë çika më ka ra Jakupi dhe një djal tjetër në kokë në trup dhe prapa. Shoqja e ka pas te doktori…E kam pa çikën pa vetëdije”, tha ai.
“E kam pa çikën që s’është mirë, kam shku të motra i kam thënë se kam çikën mirë. Doktori ka thënë se ka temperaturë, ja jepën një ineksion dhe tha mirë është i kalon”, u shpreh ai në T7.
“Ja kan shkru do barna më kanë thënë shko në shtëpi”, shtoi ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…