Vdekja e ambasadorit serb në Portugali: Pse ra në det?

Familja e Oliver Antiç, ambasadorit serb në Portugali, i cili ndërroi jetë dje në Lisbonë, ka bërë të ditur se njeriu i tyre ka rënë e jo nuk është hedhur në det, sipas një version që flet për vetëvrasje.

“Të gjithë ata që e kanë njohur e dinë se ai ia kushtoi jetën familjes së tij, njerëzve, studentëve, ligjit dhe drejtësisë”, tha familja e Oliver Antiçit në një deklaratë.

Ndonëse revista CM shkruante se Antiç urdhëroi shoferin të ndalonte dhe më pas të hidhej në det pranë atraksionit të famshëm turistik Boca de Inferno pranë Lisbonës, sipas familjes, ky informacion nuk është i saktë.

Konkretisht, ata pretendojnë se ambasadori ka dalë nga makina, ka bërë një telefonatë dhe më pas ka rrëshqitur dhe ka rënë në det.

Ata pohojnë gjithashtu se ka një regjistrim që e vërteton këtë.

Mediat shkruajnë se policia dhe zjarrfikësit lokalë janë vënë në alarm dhe se Antiç ka qenë ende gjallë kur e kanë nxjerrë jashtë.

Më pas filloi reanimacioni, por ai ndërroi jetë.