Adem Qorri, një shqiptar i Kosovës, ka ndërruar jetë tragjikisht në Florida të SHBA, pasi u mbyt në tentativë për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja.
Kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që kanë njoftuar lajmin e dhimbshëm.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”,ka shkruar një familjar i Ademit.
Qorri së bashku me ekipin e djalit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, kur papritmas rrymat e ujit janë shfaqur duke rrezikuar jetën e fëmijës. Shqitari është hedhur për ta shpëtuar, por pa mundur të vijojë jetën më tej. I ndjeri la pas gruan dhe tre fëmijë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…