Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton Sinjali.
FIllimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i një tjetër i plagosur.
Por, Sinjali mëson se tashmë ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim mjekësor.
Ai nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Lajmi në lidhje me këtë ngjarje tragjike është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.