Vdes hoxha i Mitrovicës që i ruajti eshtrat e Isa Boletinit

Hoxha i Mitrovicës, Asllan Murati, ka ndërruar jetë sot në mëngjes, njofton Klan Kosova.

Hoxha i ndjerë ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini që nga viti 1998.

Siç kanë bërë të ditur në rrjete sociale familjarët varrimi i hoxhë Asllan Muratit do të bëhet nesër rreth orësh 13:00 në Xhaminë Qendrore në Mitrovicë.