Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj biznismenit Ramiz Kelmendi pas deklaratave të tij në një televizion, ku tha se votat e punëtorëve të tij do të shkojnë për Partinë Demokratike të Kosovës.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas deklaratave publike të biznesmenit, R.K., i cili është duke kërkuar votën nga të punësuarit në kompaninë e tij, me qëllim të favorizimit dhe votimit për njërën nga partitë politike të Kosovës, ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore, duke e iniciuar si rast paraprak penal, lidhur me veprën penale “Cenimi i paracaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të KPK-së”, thuhet në komunikatë.
Kelemendi kishte deklaruar se është duke lobuar për partinë e Veselit dhe se po kërkon vota për të.
“Unë në të gjithë kohën dhe ne të kaluarën për të treguar për votën që e sjelli në parti dal dhe e kërkoj vullnetarisht atë, edhe tash shkoj vet edhe te biznesët edhe te të punësuarit e mij për të kërkuar vota për PDK”, kishte deklaruar ai.
Tutje ai kishte treguar se është hera e katër që kërkon vota nga punëtorët e tij, ndërsa hera e parë që nuk kërkon për vete.
“Eshtë hera e parë që kërkojë votë prej punëtorëve të mij, të gjitha ato do të shkojnë për PDK’në”, kishte thënë Kelmendi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…