FOTO&VIDEO

Vdes në moshën 88 vjeç, Regis Philbin, ikona e televizionit amerikan me origjinë arbëreshe

Regis Philbin ishte një nga figurat më të njohura të televizionit amerikan. Ai mban rekordin botëror Guinnes për më shumë orë në ekranin televiziv se çdokush tjetër.

Më së shumti njerëzit e mbajnë mend për emisionin e tij “Live with Regis and Kelly” që transmetohej nga New York-u çdo ditë nga 1988 deri në 2011, kur Regis doli në pension.

Ai ka sjellë për herë të parë në televizionin amerikan programe të njohura zbavitëse si “Kush do të bëhet milioner”, “Amerika ka talent” etj. Lista e emisioneve të tij televizive është shumë e gjatë. Regis ka qenë edhe aktor, këngëtar etj.

I lindur në Bronx, ai e kishte nënën arbëreshe, me origjinë nga Greci, një komunë e njohur arbëreshësh, pranë Avelinos në Itali.

Regis ishte krenar për prejardhjen e tij shqiptare dhe e ka shprehur disa herë në televizion.

Një herë kur kishte thirrur në emisionin e tij Eliza Dushkun e pyeti, nga vjen ky emri “Dushku”

“Është shqiptar”, i tha ajo, duke i shpjeguar se ishte shqiptaro-daneze me origjinë, babai ishte shqiptar.

Atëhere Regis e pyeti se si i thonin bukës në shqip që ai e dinte kurse Eliza jo.

“Po çfarë shqiptare qenke ti kur nuk di fjalën bukë”, i tha me humor ai. Folën për velëzërit Belushi etj.

Në një episode tjetër kur e kishte ftuar përsëri Eliza Dushkun, Regis tha se edhe ai ishte shqiptar dhe tani një shqiptare tjetër (Kara DioGuardi) po bëhej juriste në

“American Idol”.

“Shqiptar përgjithmonë!” bërtiti Regis Philbin në mes të emisioni.

Më vonë do ta ftonte edhe Kara DioGuardin në emisionin e tij bashkë me babain e saj ish-kongresistin Joe DioGuardin, që janë me origjinë po nga Greci dhe do ta promovonte DioGuardin që në atë kohë po kandidonte për Senator të Amerikës në New York.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

38 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago