Vdes në spital 27-vjeçari që i vendosën tritol teksa udhëtonte me Benz në Tiranë

Drejtuesi i mjetit që iu vu tritol në makinë, ka ndërruar jetë. Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nuk mundi ti mbijetonte plagëve të rënda që mori si pasojë e shpërthimit dhe ka ndëruar jet në spital.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur pmesditëne sotme në zonën e Saukut, në kryeqytet.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.