A man leaves a polling station in the north of Mitrovica, predominantly populated by the ethnic Serb minority amid the municipal elections in the north of Kosovo, on April 23, 2023. Serbs in northern Kosovo are boycotting the extraordinary local elections as they refuse political loyalty to Pristina. Not allowing the use of school premises for voting, election authorities were forced to set up 13 containers across the North.,Image: 771299399, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Armend NIMANI / AFP / Profimedia
Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri po angazhohen për të detyruar serbët e Kosovës që të marrin më në masë pjesë në tubimin e organizuar në Beograd më 26 maj nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Po përgatiten listat e të gjitha personave që do të udhëtojnë, po merren me qira gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushime vjetore të anuluara të punëtorëve. Kanë urdhëruar institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe po ashtu të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar të mos miratojnë pushime mjekësore. Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë në Beograd, ndërsa detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale për tubime”, ka shkruar Vela në Twitter.
Vela ka thënë se derisa Vuçiqi dhe tjerët vazhdimisht trumbetojnë “se serbët vendas në Kosovë janë të rrezikuar nga shqiptarët, ata nuk e kanë problem t’u drejtohen kompanive të autobusëve në pronësi të shqiptarëve për t’i transportuar njerëzit në Beograd”.
“Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikimin frikësimin”, ka shkruar Vela.
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…