Burime jo zyrtare konfirmojnë për A2 CNN se gjatë kontrollit në banesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, agjentët e BKH kanë sekuestruar një aparat telefonik të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Mëngjesin e sotëm disa agjentë të BKH-së kanë mbërritur në banesën e kryebashkiakut për llogari të një veprimi hetimor të një kërkese të bërë nga SPAK dhe pranuar nga GJKKO. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se kontrolli është për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher. Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane.
Gjatë ditës së sotme, ai do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…