‘Vëlla Abazi i Skaljarcive’: Jo vetëm yll i ‘botës serbe’, Abazovic mik e bashkëpunëtor i mafiozëve famëkeq malazezë

Sipas hetimeve të komunikimeve të mafiozëve në ‘Sky’ aplikacionin ka zbuluar se Abazovic përmendet dhe theksohet posaçërisht si njeri i besueshëm. Megjithatë, sipas interpretimit të prokurorisë speciale në këtë rast nuk kishte arsye për të vepruar, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë dy vite e gjysmë në krye të ekzekutivit malazez Dritan Abazovic është bërë yll i ‘botës serbe’ dhe Kishës Serbe, por siç duket edhe sipas transkriptës së komunikimit të zënë të kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ky yll shndriu që nga gushti i 22020’së edhe mbi mafinë – të ashtuquajturin klani i Skaljarci raporton media malazeze Pobjeda.

“…thotë abazovic. A ti sosim sonte. Vëllau. Ma i madhi prej tanëve. Pasha krejt. Më beso që më vjen keq që nuk e votova atë”…

“…po po abazi është vëllau ynë i madh”…

Këto fjali janë nga të kapura nga në ditën e zgjedhjeve të 30 gushtit më 2020, transkript i bisedës mes anëtarit të klanit mafioz malazez Skaljarci, Stefan Dzukic – Mandic, që ishte i burgosur në Kiev të Ukrainës dhe e Bojan Lopicic.

Transkriptin e kishte botuar M Portal në shtator të vitit të kaluar, e asokohe gazeta malazez Pobjeda kishte publikuar edhe fotografinë e Abazovic që shihet në një lokal në Podgoricë në komunikim të afërt me Bojan Lopicic i cili po i tregonte atij diçka në telefon mobil.

Në shoqëri të Abazovic ishte edhe bashkëpunëtorja e tij Ana Rasovic. Asokohe Abazovic ishte përpjekur që ta paraqiste si takim të rastësishëm me një turist. Një arsyetim ofendues ky për publikun malazez ky shpjegim.

Prokuroria malazez s’gjeti as dëshmi as në rastin “Sky” komunikimeve që M Portal i kishte publikuar në gusht të vitit të kaluar, që provonin se kishte ujdi mes klanit të Skaljarci për të siguruar telefona të kriptuar Abazovic, që i kishte porositur por ata vendosën t’ia dhurojnë.

Ai në atë kohë ishte zëvendës kryeministër dhe koordinator i shërbimit të inteligjencës.

Në bisedën e 30 dhjetorit të 2020’së një prej kriminelëve shkruan Abazovic kërkonte ‘katër kriptime’ dhe ‘përmes Bozo”, “avokati është ky” tha ai dhe pyeti “pyet se sa kushtojnë 4 kripta e dëshiron t’i blejë” ku bashkëbiseduesi i përgjigjet: “me këto duhet qerasur me ato”. Bozo avokati është Bozo Milonjic i cili pas zgjedhjeve të gushtit ishte emëruar si sekretar i përgjithshëm të qeverisë së Zdravko Krivokapic.

Prokuroria Speciale malazeze kishte njoftuar se “nuk është gjetur dëshmi se anëtarët e grupit kriminal të organizuar kanë siguruar telefona me aplikacionin Sky për kryeministrin e Malit të Zi”.

Megjithëse e ka mohuar se kishte telefon të kriptuar, më pastaj me pahir, në parlament Dritan Abazovic e pranoi se ka marrë një telefon nga një mik i administratës publik që nuk është anëtar i grupit kriminal. “S’është ilegal” dhe se ka komunikuar me vetëm një person me atë telefon.

Edhe kjo ishte një mashtrim e kjo doli pasi zënkës së Abazovic me partnerin e koalicionit Aleksa Becic, që në qershor të vitit të kaluar e kishte kërcënuar atë me komunikimet ‘Sky’. S’pati asgjë nga kjo dhe si duket e ka ruajtur ato për një pazar tjetër.

Për lidhjet e Abazovic dëshmojnë edhe komunikimet e përgjuara të korrikut të 2021, që i kishte publikua portali malazez Standard, bisedë kjo mes vëllezërve Mladen dhe Ognjen Kazanegra, që siç besohet, së bashku me Blaza Radjenovic, zyrtarin e URA, në ato dokumente është shënuar si person N.N

“Do të ta tregoj protokollin e komitetit qendror ku Dritani ka bërë shamatë për këtë. Vëlla a je i çmendur ti, kush mundet ta zhbëjë këtë për dy a tre muaj, i shkreti. Je i çmendur” i ka thënë Radjenovic një prej vëllezërve Kazenegra.

Tutje ai i ka shkruar atyre “a nuk isha unë ai i vetmi, që Zoran Lazovic dhe atë me dorëheqje e shkarkime i dëbova. Hajt më thuaj?…Mirë”.

Kazenegra në atë transkript i reagojnë atij për aksionet e njësitit special të policisë në Budva. “Eh, eh vëlla të gjitha do t’i zgjidhim ngadalë” iu është përgjigjur Radjenovic.

Kazanegra ia kthen: “E di vëlla por ai është krahu kryesor për këtë”.

“E di ai, është i vetëdijshëm, pa gajle. Më tha që e di, nuk e ka mohuar vetëm se thotë që të mos më sulmoni ja q**sha për një kohë, s’munda më tepër” zbuloi Radjenovic detaje nga biseda mee Abazovic, siç kishte shkruar në shtator portali Standard.

Edhe M Portal vitin e kaluar kishtee publikuar disa trasnkripte të bisedës me Kazanegra, si dhe me krytarin paraprak të komunës së Budva, Marko Bata Carevic, nga të cilat shihet qartë ndikimi i tyre në zëvendësimet në polici dhe prokurori speciale, në të cilat ata shfaqin të gjitha pakënaqësitë me ndryshimet e kuadrove në sektorin e sigurisë pasi erdhi tek ndryshimi i pushtetit.

Mladen Kazanegra në njërin prej atyre bisedave e porositë Radjenovic: “Pse i sollëm në pushtet këta vëlla? Pra tmerr…”

Abazovic si zakonisht e mohoi se ishte në dijeni për atë se zyrtari i partisë së tij nga Budva Blazo Radjenovic ka lidhje me strukturat kriminale. Tha se janë fqinjë të atij.

Transkriptet e ‘Sky’ të komunikimeve të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të klanit kriminel Skaljarci konfirmojnë se Abazovic ishte figura më e preferuar edhe e të vrarit rishtas, Jovan Vukotic, që përflitej si kreu i kësaj organizate mafioze.

“Gëzim kur të shoh aty afër Abazit, vëllait tonë, ai punon për ne ” ishte njëra prej porosive që Vukotic e kishte shkruar në mars të 2021’së, zyrtarit të lartë policor malazez Dalibor Medojevic.

Prokuroria dhe drejtoria e policisë kishin mbajtur asokohe konferencë të përbashkët për gazetarë në të cilin ishte eedhe Abazovic, si koordinator i qeverisë malazeze i shërbimeve të sigurisë, së bashku me atëherë sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi, Rade Milosevic, që tashmë është ka disa muaj nën arrest për dyshimin se merrte pjesë në organizimin e kontrabandës së duhanit, si drejtor i doganës.

“Kur të nisë kjo me milicët tani duhet desant në kotor të bëjë t’i thuash abazit e t’ia tregosh të gjitha ai na dëgjon ne gjithmonë” i kishte shkruar Vukotic porosi Medojevic për Abazovic.

Në një tjetër bisedë me anëtarët e klanit Vukotic shkruante: “Abaz njoftoi se do zëvendësojnë këta/mik i yni. Më ka thënë abazovic që tani edhe katnic do ta largojnë” shkruante më tej Vuktotic,

Milivoje Katnic ishte prokurori special Milivoje Katnic, që ishte një prej figurave kyçe në cak të klanit Skaljarci, ishte zëvendësua. Abazovic përsëri siç pritej e kishte mohuar se kjo ka lidhje me ato porosi.

Kjo ishte vetëm një pjesë e komunikimeve të mafiozëve malazeez ku Abazovic përmendet si “vëlla” i tyre, qartë, si një njeri i besuar. Megjithatë, sipas interpretimit të Prokurorisë Speciale në këtë rast nuk kishte asnjë arsye për veprim, e “vëlla Abazi”, rri i qetë.

Borxhet ndaj mafisë, duke i parë komunikimin e tyre në ‘Sky’, i ka larë, e heshti prokurorinë speciale që është ‘e verbër’ ndaj dëshmive të bashkëpunimit të mundshëm mes ‘vëlla Abazit’ dhe ‘Skaljarci’.