POLITIKE

“Vendi më i varfër në Europë ka paguar 3 milionë euro kompensim për deputetë që shkojnë e vijnë”

“Po i them sot qytetarëve shqiptare, ne jemi sot vendi më i varfër në Europë, duke hequr Moldavinë që rastësisht është Europë dhe vendi më i varfër në Europë ka paguar deri tani rreth 3 milionë euro kompensim për deputetë që shkojnë dhe vijnë.

Ne do të paguajmë edhe rreth 1 milion euro për këta që i patëm deputetë tani, pasi do të marrin 2-3 trajtim parlamentar, edhe pension suplementar. Është një kosto e jashtëzakonshme në vendin më të varfër të Europës. Këta njerëz, me një të rënë të lapsit, e quajnë ngjarje historike kapjen e një kryetari bashkie që doli nga përgjigjet se i paska dhënë karburant falas çunit dhe nuk merren me 3-4 milionë euro që me një firmë dhe me shkatërrimin e konceptit të parlamentit”.

Kështu u shpreh në Absolut 4 analisti i A2 Afrim Krasniqi teksa u diskutua për legjislaturën e fundit dhe zëvendësimin e deputetëve.

Më tej, Krasniqi u shpreh se nëse parlamenti ka prekur fundin, partitë politike kanë prekur fundin dhe vizioni i liderëve politikë ka prekur fundin.

“Nuk e shoh si një çështje të shkëputur, nuk e shoh si një çështje 2-3 mujore të opozitës apo të mazhorancës, por e shoh si pellg ku ka shkuar politika dhe opozita u ndje mirë brenda këtij pellgu dhe nuk arriti të mund palën tjetër, duke qenë se të dyja palët ishin në të njëjtin pellg”, u shpreh Afrim Krasniqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

32 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

23 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago