LAJME

Vendi që i thotë “Jo” Goran Bregoviçit

Organizatorët e “Festivalit të Muzikës së Guitar” të mbajtur në Moldavi kanë njoftuar sot se Goran Bregoviç nuk është lejuar të hyjë në atë vend.

Përkatësisht, ai ka aterruar në aeroportin e Kishinevit, por nga aty është kthyer.

Bregoviç u dërgoi një mesazh fansave në llogarinë zyrtare të organizatorit në Instagram, duke shkruar:

“Të dashur miqtë e mi moldavë! Unë kërkoj ndjesë të thellë që nuk munda të performoj sot në festivalin muzikor Gustar. Ne u zhgënjuam shumë kur nuk na lejuan të hynim në Moldavi në aeroportin e Kishinauit, pa një shpjegim zyrtar. Me të gjithë muzikantët e mi, jam duke bërë turne në të gjithë Evropën dhe kurrë nuk kam pasur problem askund. Unë e dua shumë vendin tuaj dhe gëzoj çdo mundësi për të performuar në Moldavi, veçanërisht në një festival kaq të gjallë dhe unik.

Më vjen shumë keq që më është mohuar gëzimi dhe kënaqësia e paraqitjes para jush këtë herë. Por mund t’ju siguroj se unë dhe ekipi im do të sigurohemi që koncerti im i radhës në Moldavi të shkojë pa asnjë problem. Mezi pres takimet tona! Me dashuri Goran Bregoviç”, thuhet në deklaratën e Bregoviçit të publikuar në llogarinë e organizatorit në Instagram.

Kujtojmë se dy vite më parë, pikërisht në këtë kohë, në Shqipëri do ishte debat dite ardhja e Bregoviçit, një serbo-boshnjak, muzikant me famë që nga ish-Jugosllavia. Ai do ftohej në Festën e Birrës në Korçë, nga bashkia e këtij qyteti, gjë që nuk u gjykua si veprim i mirë nga një pjesë e opinionit shqiptar, pikërisht prej një përkatësie serbe por jo prej ndonjë protagonizmi të spikatur nacionalist apo me keq akoma, antishqiptar.

Bregoviç gjithashtu ka marrë dhe Çelësin e Tiranës nga Rama në kohën e këtij të fundit kryebashkiak, teksa u ftua të perfomonte në kryeqytetin shqiptar në mesin e viteve ‘2000.

Edje aherë shqiptarët do ndaheshin në dy kampe: pro dhe jo ardhjes së tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

3 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

10 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

10 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

10 orë ago