Arkivoli më trupin e një Pape të vdekur rrallë ka lëvizur rrugëve të Romës, në ditën e varrimit të tij.
Largimi i fundit i një kufome pontifi prej Vatikanit, ka ndodhur në vitin e largët 1669.
Sipas traditës që u respektua pothuajse rigorozisht nga kjo kohë, trupi i kreut të kishës katolike, pas vdekjes, pushoi përjetësisht nën Bazilikën e Shën Pjetrit, e cila ndodhet në Selinë e Shenjtë.
Por, Francesko preferoi një tjetër vendvarrim, në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhe.
Frymëzimi për këtë i kishte ardhur më 2022 dhe atë ia kishte treguar arqipeshkvit Rolandes Makrickas.
Makrickas tha se Papa u pajtua me vendin për shkak se kishte një marrëdhënie unike me bazilikën, lidhjen e saj me rendin jezuit e po ashtu edhe me trashëgiminë artistike e shpirtërore të saj.
Para dhe pas çdo udhëtimi ndërkombëtar Françesko ka shkuar për t’u lutur atje, ku janë varrosur edhe shtatë krerë tjerë të kishës katolike, por të gjithë para vitit 1669.
Kjo bazilikë nuk është shkatërruar, dëmtuar apo djegur kurrë në historinë e saj, që daton nga shekulli i pestë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…