“YIHR Kosovo” po mbanë një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij ndaj një lypsari.
Kjo protestë vije pasi Gashi ishte xhiruar duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, shkruan Indeksonline
Vet Gashi kishte reaguar duke thënë se ishte provokuar dhe se lypsarët ne shesh kanë “shefa me mercedesa” duke nënkuptuar se qëndron një grup i organizuar mbrapa tyre.
Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS tha se dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës.