Vjosa Maloku Ramandani ka një pozitë të lartë në FSK. Ajo është nënkolonele.
Në këtë forcë punon edhe burri i saj. Ai ka pozitë më të ulët se ajo.
Pavarësisht kësaj, kur të dy janë bashkë e në prani të të tjerëve, këta të fundit preferojnë ta pyesin më tepër bashkëshortin e saj se vetë nënkolonelen, për çështje e tema që kanë të bëjnë me fushën në të cilën të dy punojnë.
“I drejtohen burrit sepse mendojnë se ai i di të gjitha”, tha Maloku Ramadani në intervistë te Naile Dema Selmani për emisionin “Prijmë”, që transmetohet në Klan Kosova.
Sipas saj, kjo ndodh meqë “në shoqërinë kosovare gruaja paragjykohet, ndërkaq burri portretizohet si i gjithëdijshëm”.
Megjithatë Maloku Ramadani tha se është bashkëshorti i saj është ai që ua kujton të tjerëve se pyetjet që i kanë duhet t’ia bëjnë nënkoloneles, e cila është shumë më kompetente se ai për të dhënë përgjigje rreth FSK-së dhe sigurisë në përgjithësi.
Emisioni “Prijmë” është një projekt i përbashkët i Klan Kosova dhe NDI.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…