Vetëm 3 metra distancë mes një avioni luftarak kinez dhe një bombarduesi amerikan US Air Force B-52. Sipas ushtrisë amerikane, incidenti në qiell të hapur ndodhi të martën në Detin e Kinës Jugore.
“Piloti kinez fluturoi në një mënyrë të pasigurt dhe joprofesionale, tregoi paaftësi pilotimi duke iu afruar avionit tonë me shpejtësi të lartë dhe arriti deri në 3 metra distancë nga avioni ynë B-52, duke rrezikuar përplasjen”, tha Komanda Amerikane për Indo-Paqësorin përmes një deklarate. “Jemi të shqetësuar se ky pilot as nuk e kuptoi se sa pranë përplasjes ishim”.
Incidenti ndodh në një kohë kur Presidenti Biden do të presë të premten ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në Shtëpinë e Bardhë. CNN raporton se nuk është ende e qartë nëse takimi do të jetë zyrtar, apo thjesht një shtrëngim duarsh joformal. Ministri kinez do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.
Biden dhe presidenti kinez, Xi Jingping, mund të takohen muajin e ardhshëm në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësorit, që do të zhvillohet në San Francisko, por deri tani asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar finalizimin e planeve.
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…