POLITIKE

Veteranët e pangopur, shfrytëzojnë fatkeqësinë për t’i kërkuar përsëri para shtetit

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati sot ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që edhe veteranët e luftës të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë, dhe të përkrahen me një bonus prej 100 eurosh për secilin veteran dhe gjithashtu të kenë edhe benificione tjera. Madje ai ka kërcënuar se do të dalin edhe në protesta edhe në kohën e pandemisë për të kërkuar një gjë të tillë.

Hysni Gucati i ka kujtuar kreut të qeverisë se janë pikërisht veteranët e luftës që në kohët më të vështira kanë luftuar për popullin dhe lirinë e vendit, duke ia mundësuar të ulet në karrigen e kryeministrit atij dhe qeverisjeve të kaluara për ta qeverisur Kosovën prandaj qeveria e ka për obligim të ndaj fonde për ta.

Është e habitshme se deri ku shkon pangopësia e krerëve të OVL UÇK-së duke kërkuar para nga taksapaguesit e shtetit pikërisht në këto kohë të vështira që po kalon e gjithë bota dhe për pasojë edhe Atdheu i jonë dhe i tyre, Kosova.

Ata po thonë se i kanë dalë zot vendit pikërisht në kohët më të vështira dhe tash u dashka shteti të i paguaj për mundin dhe sakrificën që e paskan bërë krejt në rregull, por a nuk është duke kaluar populli dhe shteti i Kosovës një ndër periudhat më të vështira që nga koha e luftës?

A është koha që edhe veteranët e luftës dhe krerët e saj  të solidarizohen me shtetin dhe popullin e Kosovës dhe të mos mendojnë vetëm për përfitime personale krejt kjo në kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës?

A është koha që krerët e veteranëve të luftës para se t’i bëjnë thirrje për bonuse të veta t’i bëjnë thirrje Qeverisë që t’i dalë ndihmë popullit dhe shtetit të Kosovës pasi që ata po thonë se për këtë paskan luftuar?

A është koha që krerët e OVL të UÇK-së t’i bëjnë thirrje Qeverisë që t’i ndihmojë skamnorët, rastet sociale, të sëmuret,të papunët?

A është koha që krerët e OVL të UÇK-së t’i bëjnë thirrje Qeverisë dhe ta mbështesin atë që t’iu ndihmojë atyre që kanë humbur vendin e punës nga shkaku pandemisë të cilët nuk marrin asnjë cent në fund të muajit dhe s’kanë me se t’i ushqejnë familjet e tyre, për dallim nga veteranët që marrin nga 170 euro nga buxheti i varfër i shtetit të Kosovës e që shumica prej tyre janë mashtrues dhe zhvatës të shtetit?

A nuk është koha që krerët e OVL të UCK-së t’i  bëjnë thirrje qeverisë dhe gjykatave që t’i pastrojnë listat e veteranëve të rrejshëm pasiqë shumica në lista janë mashtrues dhe të ju kthehet dinjiteti dhe krenaria e luftëtarëve të vërtetë të UCK-së?
A nuk është koha që krerët e organizatave të luftës  t’i bëjë thirrje qeverisë që t’i heq nga nga lista e përfitimeve veteranët mashtrues e që janë mbi 20 mijë të tillë dhe ato para të shkojnë për popullin e varfër e të pa punë?

Apo është koha e maskarenjëve dhe mercenarëve të cilët paskan luftuar për para për Atdheun dhe popullin e tyre…?


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago