Ish- ushtari i UÇK-së nga Zhitia e Podujevës, Vehbi Morina po përballet me kushte të rënda të jetës.
Tash e 20 vite jeton në barakat e kësaj komune. E jetën edhe më të vështirë ja bëri vdekja e gruas, e cila vdiq ditë më parë pas një infarkti dhe një sëmundje të rëndë të gjakut.
Morina, thotë se e ka të pamundur të kyçet në ndonjë vend pune, porse ka raste që merr rrugë për në Serbi për bartjen e drunjve, ndonëse nuk paguhet më shumë se 10 euro.
Ish- ushtari i UÇK-së nga Zhitia e Podujevës, Vehbi Morina
Vehbiu, i cili jeton i vetëm tregon se në raste të shumta muajin e kalon me 30 euro, kjo pasi që po përballet edhe me përmbarues privat për mos shlyerjen e borgjit të energjisë elektrike.
Një ndihmë sado e vogël nga ju, do të thotë shumë për ish- ushtarin e UÇK-së i cili vite më parë nuk nguroi t’i bashkohet UÇK-së për të mbrojtur vendin.
Numri kontaktues i tij, +38345372480.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…