Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se të gjithë ata që e kanë keqpërdorur buxhetin e Kosovës, do të paralizohen me ardhjen e qeverisë Kurti.
Sipas Sveçles dy dikastere të rëndësishëm do t’i takojnë partisë së tij.
“Qëndrimi i VV-së është që nuk do të kemi një qeveri të sulltanateve, siç ka ndodh më herët pasi do të jetë qeveria Kurti. Ministria e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do ti takojnë VV-së, nëse do të fitonte LDK, do ti takonin asaj” tha Sveçla
Po ashtu Sveçla ka folur edhe për përafrimet me LDK, tani kur i kanë shpeshtuar takimet për ta bërë qeverinë.
Ne jemi të vendosur që bisedojmë për reforma dhe jo për dikastere, për këtë ka votuar populli jonë. Populli ka thënë që ne kemi drejtë ku kemi thënë që shteti është i kapur. Kur ke shtet të kapur duhet shkapur, ne jemi deklaruar për demokraci. Ne po kërkojmë një shtet evropian i cili do të duhet të ishte shëmbëlltyrë për ne”, ka shtuar Sveçla.