Aktivisti i VV-së, Valmir Ajeti nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka bërë me dije se janë duke u bërë gati për të mbajtur një aktivitet në kundërshtim të vendimeve politike dhe situatës së krijuar pas rënies së Qeverisë Kurti.
Ajeti thotë se aktiviteti do të mbahet para hyrjeve të Kuvendit, ku do të vendosen pankarta me mbishkrime të ndryshme si MOS MA SHKEL VOTËN, UNË VOTOVA PËR NDRYSHIM, VULLNETI QYTETAR NUK SHKELET, etj).
“Aktiviteti fillon nga ora 12:00″ shkruan Ajeti në Facebook .
Postimi i plotë:
MOS SHKEL MBI VOTËN TIME
Të dashur qytetarë, si shkak i situatës së krijuar politike në vend ne kemi vendosur që të mbajmë një aktivitet. Po e organizojmë këtë aktivitet në mënyrë që të shprehim pakënaqësinë dhe revolten tonë lidhur me situatën aktuale politike.
Aktiviteti do të mbahet para hyrjeve të Kuvendit, ku do të vendosen pankarta me mbishkrime të ndryshme si MOS MA SHKEL VOTËN, UNË VOTOVA PËR NDRYSHIM, VULLNETI QYTETAR NUK SHKELET, etj). Aktiviteti fillon nga ora 12:00.
Pankartat do i përgatitim nga shtëpitë tona dhe do t’i vendosim në të gjitha hyrjet e Kuvendit dhe në shesh. Kjo si mesazh përkujtimi deputetëve që po tentojnë të shkelin mbi vullnetin tonë të 6 tetorit. Një akt simbolik që t’i bëjmë deputetë të shkelin mbi to duke ua përkujtuar që votimi i një qeverie anti-kushtetuese, jolegjitime dhe ilegale është shkelje e vullnetit qytetar.
Të nderuar qytetarë, manovrat politike të PLAN-it janë të papranueshme, sidomos tani kur gjithësecili prej nesh po përballemi me parandalimin e virusit COVID-19. Këta shfrytëzuan pandeminë dhe e rrëzuan Qeverinë. Këta po shfrytëzojnë pandeminë për të grabitur pabesisht mandatin e dhënë nga qytetarët e vendit.
Nuk mund të tolerojmë që të ndryshohet vullneti ynë i shprehur me 6 Tetor në zgjedhjet e organizuara. Ne si qytetarë votuam për ndryshimin. Ne votuam që ta dërgojmë PAN-in në opozitë. Nuk votuam për rikthimin e tyre në pushtet. Cfarëdo tendence për rikthimin e PAN-it në pushtet është largim nga alternativa që votuan qytetarët e vendit. Rikthimi i tyre në pushtet është kthim në krim e korrupsion, rikthimi i tyre është rikapje e shtetit. Gjithçka tjetër përveç zgjedhjeve është marrje e pushtetit me forcë nga ana e PLAN-it.
Këta po rrezikojnë jetën e qytetarëve të vendit me këto veprime të pamatura e të rrezikshme. Qytetarët duan të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Nuk mund të shkilet vullneti i qytetarëve sepse kjo nuk e lejua as dikur në kohën e okupatorit e nuk do të lejohet as tash në kohën e okupuesve të rinj të pushtetit.
Tradhëtia nga ana e LDK-së nuk do të falet asnjëherë, andaj duhet të kërkohet që LDK dhe Presidentit Thaçi të smprapsen nga apetitet e sëmura për pushtet dhe të ndalin provokimin e situatës.
PS. Qytetarët që do t’i bashkangjitën aktivitetit le t’i respektojnë masat e qarkullimit të vendosura nga Qeveria Kurti. Letërnjoftimin me vete.