Pas hetimeve të kryera, prokuroria e Durrësit ka dalë në përfundimin se keqtrajtimi i vazhdueshëm dhe sistematik nga bashkëshorti, kanë çuar 41-vjeçaren në Durrës drejt vetëvrasjes, duke konsumuar fotoksinë.
Këtë e konfirmon edhe një video që është publikuar së fundmi, të cilën duket qartë bashkëshorti i saj është i dhunshëm.
Në një video që është filmuar nga fëmija i mitur në familje, Xhemal Loka shihet në këmbë teksa i thotë fjalë kërcënuese të shoqes. Në pamje shihet edhe djali i tyre që tenton të mbajë të atin, që të mos i afrohet më shumë.
Pas dëshmive të marra nga familjarët e së ndjerës, si edhe nga këqyrja e telefonave, organi i akuzës thotë se ka dyshime të forta që dhuna fizike dhe psikologjike që e ndjera kishte pësuar për një kohë të gjatë nga bashkëshorti, kanë çuar 41-vjeçaren, nëne e 4 fëmijëve drejt aktit ekstrem.
Nga kontrolli në shtëpinë e çiftit, janë gjetur edhe armë, ku një armë zjarri automatike, është gjetur në kotecin e pulave.