Në Parlamentin e Gjeorgjisë “shpërtheu huri” mes përfaqësuesve të partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane – Gjeorgjia Demokratike” dhe opozitës.
Në rendin e ditës është ligji për agjentët e huaj.
Ligji, nëse miratohet, parashikon krijimin e një regjistri të organizatave dhe mediave të financuara nga jashtë.
Disa deputetë besojnë se ligji e largon vendin nga Bashkimi Evropian, gjë që ka hapur një fushë polemikash të ashpra.
Videot e transmetuara nga brenda ndërtesës së parlamentit në Tbilisi treguan një përleshje të shkurtër, por të dhunshme midis ligjvënësve, kur kryetari i komitetit të çështjeve ligjore të organit u shfaq duke goditur kreun e partisë opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e cila kundërshton ligjin.
🇬🇪 A brawl erupts in Georgia’s parliament over a foreign agents bill. The draft legislation seeks to create a nationwide register of orgs and mass media receiving funding from other states. Some in the opposition believe this law distances the country from joining the EU. pic.twitter.com/WuI22fG4Ve
— 🅰pocalypsis 🅰pocalypseos 🇷🇺 🇨🇳 🅉 (@apocalypseos) March 6, 2023
Ligji do t’u kërkonte organizatave që marrin të paktën 20% të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj” dhe t’i vendosin ata nën mbikëqyrje nga Departamenti i Drejtësisë ose do të përballen me gjoba të rënda.
Kritikët e ligjit e krahasojnë atë me një ligj rus të vitit 2012 që është zgjeruar vazhdimisht që atëherë dhe është përdorur për të shtypur shoqërinë civile dhe mediat e pavarura në Rusi. Ata thonë se ligji sinjalizon një zhvendosje drejt totalitarizmit në Gjeorgji.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabisvili, ka thënë se do të vërë veton ndaj projektligjit, i cili nëse miratohet, sipas saj do të rrezikojë shpresat e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Parlamenti mund të anashkalojë veton presidenciale. Muajin e kaluar më shumë se 60 organizata të shoqërisë civile dhe media thanë se nuk do ta respektonin ligjin nëse ai miratohej.