Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 71-vjeçarit Abdulla Budlla. 71-vjeçari është ekzekutuar me armë zjarri, në Fushë Prezë.
Gazetarja Xhensila Kodra raportoi nga vendngjarja se ai punonte në të zezë, si taksist, por mbetet ende e paqartë dinamika e ngjarjes.
“71-vjeçari është ekzekutuar me një plumb të vetëm. Është parë një automjet me shpejtësi të lartë që ka qëlluar në drejtim të viktimës, ndërsa sipas policisë nuk rezulton të ketë pasur precedent të mëparshëm penalë. Po ashtu është ngritur një grup hetimor dhe se janë bërë disa shoqërime në polici. Deri më tani asnjë person nuk është i dyshuar nga ana e policisë”, raportoi gazetarja.
Lexo edhe: EMRI/ U gjet i pajetë: Policia rrethon zonën, ngrihen pika kontrolli
Mësohet po ashtu se në drejtim të tij është qëlluar 7-8 herë.
Po ashtu banorë të zonës të cilët kanë parë viktimën e pajetë kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa kanë treguar se është parë një automjet të lëvizë me shpejtësi të lartë.
Burime të policisë konfirmojnë se përjashtohet tentativa e grabitjes, ndërsa dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…